Rrezarta Pira - Përshtypja e saj për trajnmin në Dizajn Grafik

01 Feb, 2023

Rrezarta Pira - Përshtypja e saj për trajnmin në Dizajn Grafik
	 	 

 

Rrezarta Pira

Rrezarta Pira - Përshtypja e saj për trajnmin në Dizajn Grafik
UNITED PIXELS: Më shumë rreth Rrezartës?
Rrezarta: Unë jam Rrezarta, Dizajnere Grafike në Skins Agency. Jam person që pëlqen me eksperimentu dhe çdoherë kurioze me mësu gjëra të reja në hap të përmirësimit dhe ngritjes profesionale.
UNITED PIXELS: Si ke ndëgjuar për trajnimin në UNITED PIXELS ACADEMY?
Rrezarta: Për United Pixels Academy kam ndëgjuar nga rrjetet sociale, më përkatësisht nga Instagrami.
UNITED PIXELS: Eksperienca jote gjatë trajnimit dhe përshtypja?
Rrezarta: Eksperienca në United Pixels më ka lënë përshtypje dhe energji shumë pozitive.
Gjatë trajnimit kemi mësuar më shumë rreth dizajnit dhe kemi praktikuar pjesën teknike të programeve të Dizajnit. Ndërsa stafi kanë bërë një punë të shkëlqyer duke qenë çdoherë të gatshëm për të na ndihmuar.
UNITED PIXELS: Mendimi juaj për planprogramin dhe mënyrën e mbarëvajtjes së trajnimit?
Rrezarta: Planprogrami është i organizuar në menyrë të përpiktë, i qartë dhe shumë efektiv.Pas çdo ligjerate kanë qenë ushtrimet me të cilat kam përvetësu edhe më shumë njohuritë e marrura.
UNITED PIXELS: Pjesa pas trajnimit (periudha e praktikës)
Rrezarta: Pjesa pas trajnimit mbetet një hap shumë i rëndësishëm për mua si fillestare në fushën e Dizajnit Grafik. Të gjitha njohuritë e marrura nga ky kurs kanë qenë shtyllë e fortë e një zhvillimi profesional, ndërsa mëtutje me përkushtimin tim dhe ndihmën e stafit të Skins mendoj se jam zhvilluar mjaftë shumë.
UNITED PIXELS: Qëllimi yt afatgjatë?
Rrezarta: Qëllimi im afatgjatë është të zhvillohem në këtë profesion dhe të jem një Dizajnere e
sukses'shme.
UNITED PIXELS: Kujt ja sygjeron trajnimin e Dizajnit Grafik në UNITED PIXELS ACADEMY?
Rrezarta: Trajnimin e Dizajnit Grafik ja u sugjeroj të gjithë personave që kanë deshirë me u kyq në botën e artit, atyre që ju pëlqen me sfidu vetën dhe me provu gjëra interesante njëkohësishtë.
If you are a creative person we would like to hear from you!
We are constantly looking to unite creative pixels. Send us your portfolio.
You can follow us on: