Megzon Mullahasani - Interview

16 Feb, 2021

Megzon Mullahasani - Interview
	 	 

Megzon Mullahasani - Përshtypja e tij për trajnmin në Dizajn Grafik
 
UNITED PIXELS: Më shumë rreth Megzonit?
Megzon: Unë jam Megzon Mullahasani dhe pasioni im për artin dhe dizajnin shkon
përtej profesionalizmit. Duke lidhur çdo detaj të jetës sime rreth
ngjyrave, formave dhe krijimtarisë. Mendja ime është ndërtuar për
gjetjen e artit kreativ në gjithçka që na rrethon.
UNITED PIXELS: Si ke ndegju per trajnimin ne UNITED PIXELS ACADEMY?
Megzon: Rreth trajnimit kam ndëgjuar nga disa koleg, të cilët e kanë rekomanduar shumë.
Experienca jote gjate trajnimit dhe pershtypja?
Gjatë trajnimit kam kaluar një kohë shumë të mirë më të gjithë ekipen
 e United Pixels, ku kam mësuar dhe jam aftësuar rreth dizajnit grafikë, UPA janë më të mirët në punen e palodhshme që ata bëjn.
UNITED PIXELS: Mendimi juaj per planprogramin dhe menyren e mbarevajtjes se trajnimit?
Megzon: Planprogrami ka qenë shumë modest dhe shumë efektiv pas përfundimit të kursit.
UNITED PIXELS: Pjesa pas trajnimit (periudha e praktikes)
Megzon: Pas trajnimit ka kaluar një kohë deri te pjesa kur jam punësuar, por
me ndihmën e portfolios që e kemi krijuar gjatë kursit, më ka ndihmuar
të futem në industrinë e dizajnit.
UNITED PIXELS: Qellimi yt afatgjate?
Megzon: Qëllimi im është që të aftësohem më gjerë në fushën e dizajnit.
UNITED PIXELS: Kujt ja sygjeron trajnimin e Dizajnit Grafik ne UNITED PIXELS ACADEMY?
Megzon: Ja sygjeroj të gjithë atyre që kanë aftësi kreative dhe ju pelqen bota
e dizajnit, edhe nëqofse ske njohuri teknike United Pixels dinë qysh
me të aftësu.
If you are a creative person we would like to hear from you!
We are constantly looking to unite creative pixels. Send us your portfolio.
You can follow us on: