Anida Basha - Interview

25 Jan, 2021

Anida Basha - Interview
	 	 

Anida Basha - Përshtypja e saj për trajnmin në Dizajn Grafik
UNITED PIXELS: Më shumë rreth Anides?
Anida: Unë jam Anida, jam adhuruese e artit dhe praktikoj lloje të ndryshme të tij. Gjatë gjithë kohës mundohem të mësoj teknika të reja të cilat më ndihmojnë të jem më e lirë në shprehjen dhe krijimin e artit tim.
 
UNITED PIXELS:  Si ke ndegju per trajnimin ne UNITED PIXELS ACADEMY? 
Anida: Trajnimin në United Pixels ma rekomanduan shoqnia të cilët kishin njohuri rreth kësaj fushe.
 
UNITED PIXELS: Experienca jote gjate trajnimit dhe pershtypja?
Anida: Nga fillimi United Pixels më ka lënë përshtypje dhe energji shumë pozitive Gjithë stafi kanë qenë shumë të hapur për ndihmë duke e marrë parasysh që trajnimin e kam filluar me shumë pak njohuri, dhe për një kohë shumë të shkurtë kam arritur t’a përvetësoj anën teknike të dizajnit.
 
UNITED PIXELS: Mendimi juaj per planprogramin dhe menyren e mbarevajtjes se trajnimit?
Anida: Planprogrami në United Pixels mendoj që është shumë profesional dhe efektiv, ku për një periudhë të shkurtë mund të mësohen njohuritë e duhura për të qenë i/e gatshëm për punë.
 
UNITED PIXELS: Pjesa pas trajnimit (periudha e praktikes)
Anida: Pas trajnimit, me rekomandimin e United Pixels, fillova praktikën në i10 Agency, ku pata mundesinë t’a shoh edhe pjesën praktike të punës si Graphic Designer.
 
UNITED PIXELS: Qellimi yt afatgjate?
Anida: Qëllimi im afatgjatë është të aftësohem në këtë profesion dhe të jem një Creative Director.
 
UNITED PIXELS: Kujt ja sygjeron trajnimin e Dizajnit Grafik ne UNITED PIXELS ACADEMY?
Anida:  Trajnimin e Dizajnit Grafik në United Pixels, ia sugjeroj të gjithë atyre që e kanë pasion dizajnin dhe atyre që janë te interesuar t’a mësojnë punën në mënyrën sa më të lehtë dhe profesionale.
 
 
If you are a creative person we would like to hear from you!
We are constantly looking to unite creative pixels. Send us your portfolio.
You can follow us on: