Sara Krasniqi - Interview

16 Jan, 2021

Sara Krasniqi - Interview
	 	 

Sara Krasniqi - Përshtypja e saj për trajnmin në Dizajn Grafik
UNITED PIXELS: Më shumë rreth Sares?
Sara: Unë jam Sara Krasniqi, një entuziaste e artit ku dhe fillova rrugëtimin e karrierës në dizajn grafik me ndihmën qe United Pixels ka ofruar me trajnimin e tyre.
UNITED PIXELS: Si ke ndegju per trajnimin ne UNITED PIXELS ACADEMY? 
Sara: Për trajnimin Graphic Design ndëgjova përmes shoqërisë që kishin njohuri për United Pixels Academy dhe trajnimet e tyre.


UNITED PIXELS: Experienca jote gjate trajnimit dhe pershtypja?
Sara: Në fillim të trajnimit kisha zero njohuri rreth fushës në Dizajn Grafik, por me kohën interesimi im është rritur jashtëzakonisht shumë dhe perfundova me më shumë njohuri rreth kësaj fushe se sa që kam menduar.
 
UNITED PIXELS: Mendimi juaj per planprogramin dhe menyren e mbarevajtjes se trajnimit?
Sara: Planprogrami është i përshtatshëm jo vetëm për ata të cilët e kanë zgjedhë karrieren si Dizajnera Grafik po edhe për personat të cilët dojnë me u kycë në këtë fushë si fillestarë.
 
UNITED PIXELS: Pjesa pas trajnimit (periudha e praktikes)
Sara: Me praktikën që fillova ne United Pixels, më është jep rasti ti paraqes dhe përforcojë të gjithat njohuritë që i kam marrë gjatë trajnimit në projekte të ndryshme,  mundësia perfekte për fillim e karrierës time në dizajn grafik.
UNITED PIXELS: Qellimi yt afatgjate?
Sara: Arti ka qenë gjithmone vizion i të ardhmës time, dhe planifikoj që ta vazhdoj rrugëtimin në fushën e Dizajnit.
UNITED PIXELS: Kujt ja sygjeron trajnimin e Dizajnit Grafik ne UNITED PIXELS ACADEMY?
Sara: Trajnimi është një munëdsi shumë e mirë për ata që kanë dëshirë të sfidojnë vetën por edhe për ata që kanë nevojë ti përmirsojnë njohuritë e tyre rreth dizajnit grafik.




If you are a creative person we would like to hear from you!
We are constantly looking to unite creative pixels. Send us your portfolio.
You can follow us on: